Emri/ Ky është tifozi që ra nga tribuna në stadiumin e Rrogozhinës! Ja si është gjendja e tij!

Aktualitet

Emri/ Ky është tifozi që ra nga tribuna në stadiumin e

Tifozi i cili ra sot gjatë ndeshjes së zhvilluar në Rrogozhinë Egnatia -AF Elbasani quhet Vullneti Gjuzi, banues në lagjen nr 1. Rrogozhinë.

Raportohet nga terreni se Gjuzi ka pësuar dëmtime anësore në kokë dhe fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi për gjendjen jashtë rrezikut të tifozit të aksidentuar pritet me duartrokitje. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, sa u bë shoqërimi me ambulancë i tifozit në spital dhe u dha informacioni se situata e tij ishte normalizuar.

Gjithashtu, pritej kthimi i ambulancës, pasi nuk mund të vijonte loja pa praninë e saj.

ME TE LEXUARAT