"Berisha gjyq për non gratën", detaje nga dosja e SPAK, Argita pagoi 486 mijë euro avokatët në Britani
Dosjen e SPAK në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e kompleksit Partizaniakuzon se kreu i Partisë Demokratike ka përfituar në mënyrë të vazhdueshme para nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Duke iu referuar dosjes se SPAK, në vitin 2014, familja Berisha ka përfituar nga familja Malltezi, 24 mije euro, nga këto 6 mije euro kane qenë shpenzime shëndetësore për Liri Berishën, ndërsa 18 mije euro, janë deklaruar nga Shkëlzen Berisha se i janë dhënë nga Jamarber Malltezi.
Sipas prokurorëve, ne vitin 2017, Sali Berishës i janë dhënë nga vajza e tij Argita Malltezi shuma prej 7 mije e 500 euro, për shpenzime mjekësore per ish-kryeministrin. Ndërsa po në këtë vit janë paguar 27 mijë e 500 dollarë avokatit të Shkëlzen Berishës në SHBA, një shumë kjo e pretenduar se është dhënë pa interes, sipas vetëdeklarimit të këtij të fundit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vitin 2018, sipas dosjes se SPAK, dhëndri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi u ka paguar pushimet Sali dhe Liri Berishës në shumën 3 mijë euro.
Ne vitin 2021, dhendri i Berishës i ka paguar vjehrrit dhe vjehrrës të tij shumën prej 20 mije eurosh, avokatit te familjes Berisha në Francë, në çështjen që ish-kryeministri hapi ndaj sekretarit të shtetit Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur atje non grata nga SHBA.
Në vitin 2022, është vajza e Berishës, Argita Malltezi e cila ka paguar një studio ligjore në Britaninë e Madhe, në vlerën 72 mije dollarë pas shpalljes non grata edhe nga ky shtet.
Ne vitin 2023, Argita Malltezi paguan per babain e saj 201 mije euro dhe 54 mije dollare, per te likuiduar shpenzimet e nje studioje ligjore ne Britani.
Pergjate vitit 2024, Argita Malltezi ka paguar për Sali Berishën edhe 213 mijë euro, për studion ligjore, e cila ka nën shqyrtim çeshtjën e non gratës se ish-kryeministrit.
Nga hetimet e prokurorisë, kompania homeplan shpk, e cila ka ndërtuar pallate në truallin e ish-kompleksit sportiv partizani në vitin 2013, përgjatë fushatës zgjedhore ka paguar udhëtim dhe akomodim të këngëtarit italian Ricardo Cocciante. Kjo kompani ndërtimi në vitin 2010, i ka paguar bileta avioni Jamarbër Malltezit në shumën 822 euro.