"Unë u hapa zemrën, ata abuzuan", gazetarja s`ndalet: Top Channel më deformoi intervistën për klikime

Showbiz

"Unë u hapa zemrën, ata abuzuan", gazetarja s`ndalet: Top

Gazetarja dhe moderatorja Kostana Morava ka reaguar serish per intervisten e saj ne emisionin "Se luan Topi" ne Top Channel, duke akuzuar autoret e ketij emisioni se kane perdorur historine e saj per klikime dhe se kane shtremberuar permbajtjen e saj.

Moava akuzon direkt drejtuesen e emisionit Erjona Rusi dhe autoret e tjere te emisionit per kete fakt ndersa shton se eshte ftuar per teme tjeter dhe intervista eshte zbardhur e publikuar me teme tjeter per ngacmimet seksuale duke e trajtuar ate sikur te ishte para gjykates. 

Reagimi i sotem:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pse ky reagim nga ana ime?
Sepse me ftuan te flas per femijerine dhe me trajtuan sikur jam para gjykate, sikur kam bere krim pa i patur borxh askujt/.

Me mua nuk ka nevoje te bejne sikur dhe te me mashtrojne, mjafton te me thone drejtperdrejte se cila do jete tema dhe jo me hile injorantesh.


Une nuk kam frike te flas per ngacmimet por une nuk kam frike as te them qe ky perdhunim qe i behet te vertetes, si ky me historine time te femijerise, eshte edhe me i ndyre dhe me i poshter se ngacmimet sexuale dhe aq me teper kur behet nga nje grua, nene, ndaj nje gruaje, nene tjeter.

Reagimi im vjen si rrjedhoje e nje hileje te ndyre nga ana e autoreve te ketij programi. Eshte edhe shume idiote si gje, tregon pikerisht menyren si jane mesuar te jetojne, me genjeshtra, sepse me nje njeri te hapur e te lire si une ne komunikim nuk eshte e nevojshme te perdoresh teknikat e vjetra te spiuneve te komunizmit.

Reagimi i djeshem:

Intervista e shkurtuar dhe montuar nga media… “Une i hap zemren dhe tregoj dhimbjet e femijerise time apo drames se divorcit ndersa autoret e emisionit vendosin ti heqin ato pjese nga intervista e regjistruar dhe publikojne si teme thelbesore, pa me pyetur fare, ceshtjen e ngacmimeve sexuale. Nuk eshte vetem turp por eshte dhe jo njerezore.”

Kjo interviste ne fakt duhej te ishte nje rrefim i shkurter per jeten time, qe nga femijeria ime e dhimbshme te cilen e kam kaluar neper spitale dhe deri tek marredheniet e mia personale mirepo sot tema e nxehte e momentit jane ngacmimet sexuale ne pune ndaj edhe media vendosi qe kjo interviste te mbaje kete titull.

Keshtu qe edhe njehere, ne kurrizin tim, del ne pah se disa figura mediatike nuk kane asnje interes per njeriun por vetem per thashethemin sic eshte ky rast ku pjesa thelbesore e intervistes eshte hequr fare dhe fokusi eshte vene tek ngacmimet.

Une kam folur prej vitesh publikisht per ngacmimet sexuale por si nje grua qe nuk shoqerohem as me te forte ose mafioze, as me politikane dhe as me biznesmene deklaratat e mia kane kaluar ne heshtje.

Pikerisht ne kete interviste ku (sipas meje dhe po te drejtoja une mediat me fokus njeriun dhe jo klikimet) titulli duhej te lidhej me femijerine time te dhimbshme dhe jo me ngacmimet sexuale.

Une giithesesi e shijova shume kete moment. Uroj qe tema e ngacmimeve sexuale te trajtohet ne menyre serioze nga vete mediat qe i dine te gjitha detajet e cdo abuzimi dhe jo sa per te lare gojen apo marre klikime dhe gjithashtu uroj qe tere ata burra manjake qe krekosen si gjoja te mencur neper ekrane te marrin ate qe meritojne.

ME TE LEXUARAT