Berisha fushatë në derën e SPAK, merr duartrokitje nga “313”-ta

Politikë

Berisha fushatë në derën e SPAK, merr duartrokitje nga

Gjate paraqitjes në SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha mbylli me një rrugë dy punë.

Më e para, ju bind urdhrit të gjykatës, ku firmosi procesverbalin përkatës për llogari të hetimit penal. Por njëkohësisht nuk e la pas ritmin e fushatës me mesazhin e numrit zgjedhor 1 në kapele.

Megjithatë, ka edhe një çështje të tretë që mbetet e pandryshueshme te ish-kryeministri, dhe ajo është kritika ndaj SPAK. Duartrokitjeve të mbështetësve iu bashkuan edhe zërat e të paraburgosurve të 313, të cilët janë fqinjët e Prokurorisë së Posaçme.

Për Berishën, ky ishte një moment për të kujtuar takimin në Komitetin Antitorturë në Këshillin e Europës, ku ka ngritur shqetësimin edhe mbi arrestimin e ish-presidentit.

Por, pavarësisht akuzave të ndryshme, ajo që i bashkon të paraburgosurit VIP me këdo tjetër në burg, është rënia e prezumimit të pafajësisë.

Më 23 prill pritet të mbahet seanca paraprake e radhës, ku pritet të dëgjohet avokati i Homeplan, dhe pastaj do të shikohet nëse do jepet apo jo një vendim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion