Berisha denoncon dhe tallet me Edi Ramën: Një patronazhist voton për 6 qytetarë (Foto)

Politikë

Berisha denoncon dhe tallet me Edi Ramën: Një patronazhist voton

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook-un e tij një foto-meme, e montuar me fytyrën e kryeministrit Edi Rama. Ambienti është në qendër votimi, ku të pranishmit, mbajnë fytyrat e zyrtarëve të PS, përfshirë edhe Erion Veliajn.

“Një patronazhist voton për 6 qytetarë. Këtij i thonë votim”, shkruan Sali Berisha, ndërsa në foton e publikuar, shkruhet: “Kutitë e hapura- Në Berat, 19 persona dhanë shenjën e gishtit për 53 votues, në Gjirokastër 12 persona e dhanë për 70 votues”

Që prej përfundimit të zgjedhjeve, ku fitues doli për herë të tretë Edi Rama, ish- kryeministri Sali Berisha vijon me sulmet kundrejt të kreut të qeverisë, duke e akuzuar se ka vjedhur vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion