Maji vijon me kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Maji vijon me kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për

Moti në vendin tonë ditën e sotme sipas MeteoAlb do ketë kthjellime dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë pjesërisht në zonat e ulëta dhe kryesisht ato malore duke krijuar mundësinë për shira të papërfillshëm në zonat veriperëndimore dhe skajin Verior.

Në pjesën e dytë të ditës do largohen vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Temperaturat e ajrit ngrihen lehtë në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion