Fatkeqësi natyrore! Rrëshqet dheu në Taxhikistan, vdesin 5 persona, përfshirë 3 fëmijë

Bota

Fatkeqësi natyrore! Rrëshqet dheu në Taxhikistan, vdesin 5

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në rajonin Sogdijana, në veri të Taxhikistanit, ku një fatkeqësi natyrore vrau 5 persona. Bëhet fjalë për rrëshqitjen e dheut. Në njoftimin e Këshillit për Situata Emergjente dhe Mbrojtje Civile të Taxhikistanit, thuhet se një shtëpi është shembur, ndërsa një tjetër u dëmtua rëndë si pasojë e rrëshqitjes së dheut në fshatin Darhan, jo shumë larg qytetit Devastic.

Gjatë rrëshqitjes humbën jetën pesë persona, në mesin e të cilëve tre fëmijë. Për shkak të katastrofave natyrore të shkaktuara nga sasia e shumtë e shiut, nga fillimi i muajit jetën e kanë humbur nëntë persona.

Në Taxhikistan, ku 93 për qind e zonës është e mbuluar nga malet, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës shkaktojnë humbjen e jetës gjatë pranverës dhe vjeshtës.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion