Berisha braktis Kuvendin: Ndërhyrje anti-ligjore e Felajt, do ja plasja në fytyrë Ramës

Politikë

Berisha braktis Kuvendin: Ndërhyrje anti-ligjore e Felajt, do ja plasja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur Kuvendi pasi nuk i është dhënë fjala për të replikuar me kryeministrin Edi Rama. Në dalje të parlamentit Berisha e cilësoi këtë një ndërhyrje të nënkryetares së parlamentit Ermonela Felajt.

Berisha: Do të denoncoja aktin e shëmtuar të Edi Ramës ndaj gazetares. Dënimin brutal, absurd që ai bëri me 60 ditë burg informativ. I kërkoi gazetares burg informativ për 60 ditë për faktin e vetëm se e pyeti se si ndjehet që po krijohet një grup parlamentar në burg.  U bëj thirrje deputeteve që të miratohet një rezolute për të dënuar këtë akt mizogjinik dhe anadollak të Edi Ramës që ka sjellje të papranueshme ndaj vajzave, zonja e zonjushave të cilat kryejnë detyrën. Felaj nuk pranoi të më jepte fjalën, atëherë vendosa të dal para jush për të dënuar aktin e shëmtuar të Edi Ramës. Sa do ia përplasja të gjitha në fytyrë, ia mbathi. Dërdëlliti 2 orë e sa, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila me fakte e hodhi poshtë. Do ta demaskoja para publikut, ndaj dhe unë dola për të shfrytëzuar fjalën. Të futet në rendin e ditës për miratimin e një rezolute.Propozimi im do të jetë ti pres biletën kësaj qeverie.

“Tabaku foli sipas listës. Ishte ndërhyrje antiligjore e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja t’ja përplasja Ramës të gjitha në fytyrë dhe ai u largua dhe ia mbathi. Pasi dërdëlliti një orë e ca, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila e zoti me fakte poshtë atë. Ky foli gjysmë ore për këtë, dhe për Putinizma. Zonja Felaj s’më dha fjalën ndaj unë dola para jush për të shfrytëzuar fjalën”.

ME TE LEXUARAT