Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama, tha se po bëhet një studim nga ministria e Energjisë që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.
‘Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike. Ndërkohë ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike.
Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë.'
“Është shumë e rëndësishme sot që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh, jo vetëm në Europë por edhe më gjerë që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë.
Nga një agresion ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe çdo dalje këtu, apo ekrane për të mohuar këtë nuk i bën nder askujt. Çdo përpjekje për të luftuar ose për të vazhduar luftën e vogël të katundit këtu dhe për t’i shpjeguar pasojat e luftës në çmime si pasoja që nuk kanë lidhje fare me luftën është realisht e pandershme dhe pa nder fare. Sepse edhe Australia është në të njëjtën situatë, tha Rama.


