Beleri për mediat greke: Çështja ime gjyqësore do të marrë vite, sepse do të finalizohet në Strasburg

Politikë

Beleri për mediat greke: Çështja ime gjyqësore do të
Eurodeputeti i "Demokracia e RE", Fredi Beleri në një intervistë për mediat greke nga Strasburgu tha se çështjen e tij gjyqësore do ta çojë deri në fund.

“Do të doja të mendoj se aventura ime e rezervimit po i vjen fundi. Gjithsesi, nëse nuk dal nga burgu me 2/3 (të dënimit), në mes të tetorit më përfundon dënimi. Sigurisht që aventura ime gjyqësore do të marrë vite, sepse do të finalizohet në Strasburg. Do ta çoj deri në fund, besoj se është bërë një padrejtësi e madhe dhe kemi përpara një maratonë gjyqësore deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, shtoi Beleri.

Lidhur me detyrën e tij të re në Parlamentin Evropian, ish-kryebashkiaku i Himarës, tha se minoriteti grek atje do jetë një nga prioritetet e tij. 

"Sigurisht që do të jetë prioriteti im të tregoj problemet me të cilat përballet në lidhje me sundimin e ligjit dhe të drejtën për vetëvendosje që nuk respektohet në Shqipëri. Rezultatet e regjistrimit të fundit janë gjithçka tjetër veçse të vërteta. Të dhënat janë falsifikuar. Besoj se me mundësinë që kam në Parlamentin Europian, mund të ndez në qendër të vëmendjes dhe të evidentoj në të gjithë Europën problemet me të cilat përballet minoriteti grek si dhe qytetarët shqiptarë”, përfundoi ai. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fredi Beleri ndodhet prej 5 ditësh në Strasburg, pasi mori lejen nga Drejtoria e Burgjeve, dhe  kreu betimin e tij si eurodeputet ishte i pranishëm në punimet e Parlamentit Europian. 

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

ME TE LEXUARAT