Beleri: Nëse nuk respektohen të drejtat e minoritarëve, Shqipëria nuk hyn në BE

Fredi Beleri dhe Edi Rama pritet të kenë takimin e tyre të parë pas daljes nga burgu, si pjesë e një delegacioni të Parlamentit Europian në Tiranë.
Fredi Beleri i ka dërguar mesazhe Edi Ramës, para takimit të parë që do të kenë pas daljes nga burgu. “Zoti Rama është sovran në vendimet për vendin e tij, por ka një vend tjetër më të fuqishëm që është Greqia, e cila me lëvizjen e kryeministrit grek për të më shpallur mua si kandidaturë dhe me besimin e popullit ka treguar se askush nuk mund të luajë me helenizmin”, tha Beleri për OPEN.
Fredi Beleri dhe Edi Rama pritet të kenë takimin e tyre të parë pas lirimit nga burgu, si pjesë e një delegacioni të Parlamentit Europian në Tiranë, për të kontrolluar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian .
“Nuk e prisja kurrë që unë si përfaqësues i Parlamentit Europian dhe ai i shtetit shqiptar, do të takoheshim”, komentoi Beleri.
Për minoritetin grek, ai sqaroi se “kam vendosur të kërkoj gjithçka që u privohet mërgimtarëve, siç është prona, e drejta e vetëvendosjes. Nëse të drejtat themelore nuk respektohen, besoj se Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”

