Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike

Aktualitet

Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në

Këtë të mërkurë është hapur thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, ministrja pohoi se janë vënë në dispozicion 210 vende të lira pune në 91 institucione publike, duke u krijuar mundësi të rinjve me rezultate të larta akademike të aplikojnë për pozicione në administratën shtetërore.

Sipas Pirdenit, të interesuarit mund të njihen me kriteret, pozicionet e disponueshme dhe procedurën e aplikimit përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike.

Afati i fundit për aplikim është 1 tetor 2026.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion