SHIFRAT/ Ja në çfarë moshe të rinjtë në BE braktisin shtëpitë e prindërve të tyre

Bota

SHIFRAT/ Ja në çfarë moshe të rinjtë në BE

Në vitin 2025, të rinjtë në BE lanë shtëpinë e prindërve të tyre në një moshë mesatare prej 26.3 vjeç, pak më shumë se 26.2 vjeç në vitin 2024

Që nga viti 2002, sipas Eurostat, Instituti Europain i Statistikave, kjo moshë mesatare ka mbetur afër 26 vjeç.

Moshat mesatare më të larta për largimin nga shtëpia prindërore, në 30 vjeç ose më lart, u regjistruan në Kroaci (31.5 vjeç), Greqi dhe Sllovaki (të dyja 30.9) dhe Spanjë dhe Itali (të dyja 30.2). Nga ana tjetër, moshat mesatare më të ulëta u regjistruan në Finlandë (21.4 vjeç), Danimarkë (21.8) dhe Estoni dhe Lituani (të dyja 22.7). 

Në vitin 2025, shkalla e punësimit në BE midis të rinjve të moshës 20-29 vjeç ishte 65.5%.  

Në shumicën e vendeve ku mosha në të cilën të rinjtë largohen nga shtëpia prindërore është nën mesataren e BE-së, shkalla e punësimit për të rinjtë e moshës 20-29 vjeç është mbi mesataren e BE-së.

Për shembull, në vendet ku të rinjtë kanë tendencë të largohen nga shtëpia prindërore më shpejt, si Holanda, Danimarka, Gjermania dhe Suedia, shkalla e punësimit për të rinjtë ka tendencë të jetë më e lartë. 

Në vendet ku të rinjtë largohen nga shtëpia prindërore më vonë, si Greqia, Kroacia, Spanja dhe Italia, shkalla e punësimit ishte më e ulët se mesatarja e BE-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion