Nga interneti falas, te korsia e gjelbër, Varhley zbardh diskutimet në Samit

Politikë

Nga interneti falas, te korsia e gjelbër, Varhley zbardh diskutimet në

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhley ka zbardhur diskutimet me dyer të mbyllura në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

4 ishin fushat kryesore ku u përqëndruan diskutimet, duke nisur nga interneti falas, korsia e gjelbër për rregullimin e doganave, kërkimet shkencore dhe SEPA-n.

“Sot ne patëm marrëveshje për 4 fusha ku duhet të ketë rezultate e para ka të bëjë me SEPA, një shikim në të gjitha vendet tona. Nuk duhet te jetë e vështirë, sistemi bankar ka në vetvete, banka europiane por sfida shtë sa shpejt do arrijme që ato të bëhen konkrete. Ka patur dakordësi që kjo të arrite sivej.

E dyta ka të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Kemi disa, por duhet ta zgjerojmë në të gjithë vendet e Ballkanit, duhet të përfundojë deri në fund të vitit, do të ulë kostot

E treta, ka të bëjë me punën kërkimore shkencore. Novacioni hulmutimi do të kenë nevojë për atë që do të quhej një qendër ku të jenë këto industri, dhe të krijohet këtu në Ballkan.

E fundit, unë vetë e quaj rrjetin falas të internetit në hapsirat publike në Ballkanin Perëndimor, i kemi fondet për këtë”, tha Varhley.

“Shqipëria është gati për të hapur negociatat”, Varhelyi "thumbon" Greqinë për kërcënimet

Nga interneti falas, te korsia e gjelbër, Varhley zbardh diskutimet në

Shqipëria është gati për të hapur negociatat. Kështu deklaroi komisioneri Varhelyi.

Në një deklaratë të përbashkët me Ramën, Varhelyi tha se BE po përpiqet që të ndihmojë.

A do lejojë BE Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë?

Varhelyi: Veprat tuaja kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2018. E ku jeni tani. Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë grupi-kapitullin e parë.

Unë nuk kuptoj pse nuk e marrim dot këtë vendim. Edhe pse kuptoj rëndësinë e marrëdhënieve të mirë me fqinjët, që nuk ndërtohen nëse pengon tjetrin të ecë para. Shpresoj që në muajt në vijim të kalojmë tek negociatat sepse duam të hapim grup negociatat e para.

“BE ka mbërritur në Tiranë”/ Valhely: Kampusi do ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan

Nga interneti falas, te korsia e gjelbër, Varhley zbardh diskutimet në

Komisioneri Valhelyi ka folur në lidhje me kompusin që do të ndërtohet në Tiranë nga kolegji i Europës.

Ai tha se kjo do të ndihmojë që Tirana të bëhet edhe më popullore ndërsa ka shtuar se kjo do të ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan.

“Kolegji i Europës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Europa.

Nuk kam përgatitu fjalë, por jam i befasuar nga shifrat, Tirana do të bëhet edhe më popullore.

Ai që do ndërtohet edhee nga pikëpamja arkitekturore do jetë diçka që do ndryshojë edhe jetën ekonomike në Ballkan. BE ka mbërritur në Tiranë!”, tha ai.

 

 

 

ME TE LEXUARAT