Batuta me Macron e Aliyev, reagon Rama: Jam një nga admiruesit më të mëdhenj të Donald Trump

Edi Rama ka reaguar ne lidhje me batuten qe perdori me presidentin francez Macron dhe ate te Azerbajxhanit Alyiev per presidentin amerikan Trump.
Rama thekson se shakaja e tij eshte keqkuptar dhe se ai dhe koleget e tij ne video jane nga admiruesit me te medhenj te presidentit amerikan.
Reagimi:
Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.
It is truly remarkable how today’s media operates, and how the so-called “virality” can so easily distort reality. A sentence spoken in good humor, in the spirit of friendship, suddenly turns into a worldwide headline of an entire summit among dozens of nations, while all the… pic.twitter.com/bzBjzMC7op
— Edi Rama (@ediramaal) October 2, 2025
Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj le ta themi troç:
E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm.
Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.


