EMRI, gjendet i vrarë në rrugë 40-vjecari në Kamzë, policia: U qëllua me mjet prerës

Nje person eshte gjetur i vrare mbremjen e sotme ndersa policia thote se eshte qelluar me mjet preres. Viktima eshte identifikuar si Hajdar Ismailgeci.
Policia e Tiranes infermoi rreth ores 21.22 se eshte identifikuar edhe viktima e ngjarjes.
"Në vijim të informacionit, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.
Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", theksoi policia.
Me heret ajo kishte njoftuar:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.


