Basha pritet me protesta në Durrës: Tradhtar, tradhtar...! Ndërhyn policia

Politikë

Basha pritet me protesta në Durrës: Tradhtar, tradhtar...!

Lulzim Basha është pritur nga një grup protestuesish në Durrës këtë të shtunë, ndërsa ka planifikuar një takim me demokratët.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha u tubuan me pankarta e thirrje ” Basha ik”, ndërsa disa prej tyre janë përplasur me grupin që mbështet kreun e PD-së.

Është dashur ndërhyrja e policisë që konflikti mos të përshkallëzohej më tej. Basha ka mbërritur për të takuar anëtarësinë dhe simpatizantët e PD-së në këtë qytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne kete proteste eshte konstatuar prania e forcave të shumta policore ka mbajtur nën kontroll situatën.

Mbështetësit e Berishës i janë referuar Bashës si tradhtar dhe i kanë bërë thirrje të pranojë rezultatin e votës së lirë të demokratëve.

Protesta u zhvillua në sheshin kryesor të Durrësit, para teatrit ”Aleksandër Moisiu” ku aktualisht po mbahet takimi i Bashës me mbështetësit, ndërkohë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në shesh.

ME TE LEXUARAT