"Basha më nguli thikën pas shpine", Sali Berisha: Nga nesër nis lëvizja për të ri-marrë PD-në

Politikë

"Basha më nguli thikën pas shpine", Sali Berisha: Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha rrëfeu mbrëmjen e sotme hapat e lëvizjes së tij brenda PD-së në bazë për të kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Lideri historik i PD-së u shpreh se do i drejtohet anëtarësisë për të votuar nëse vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi, ishte i drejtë apo i gabuar. Në fund, ai tha se do të pranojë vendimin e anëtarësisë.

“Lëvizjen time e mbyll anëtarësia. E kam një lëvizje për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e PD-së. Do të filloj foltoret me anëtarësinë vetëm e vetëm me këtë qëllim. Do i kërkoj vlerësimin e vendimit”.

Por cfarë ndodh nëse anëtarësia voton në favor të tij? A ka Sali Berisha ambicie për të rimarrë drejtimin e PD-së? “Nuk është qëllimi për kthimin e kryetarit Berisha” tha ai duke vijuar më tej për të mos e përjashtuar se me anëtarësinë do të flasë për të ardhmen.

“Nuk mohoj që kjo foltore dhe ky debat do të ndalet edhe për çështjen e perspektivës së PD-së. Kam filluar kontaktet dhe takimet” tha ai te SyriTv.

“Rikthimi im është shpallur në 19-20 maj. Kam një betejë përpara dhe duke mos paragjykuar asgjë. Por cfarë ndodhi? Ndodhi që nga shumë drejtime, informacionet se Basha ka shprehur që unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD-së. Nuk kam asnjë fakt, por burime kanë qenë zyrtare dhe jo zyrtare, të huaja”.

Përjashtimin e Berishës, Lulzim Basha e cilësoi si vendimin e jetës së tij. Ish-kryeministri kishte këtë përgjigje sonte “Vendimi i jetës së kryetarit të PD-së duhet të ishte largimi i Ramës dhe jo thika pas shpine e Berishës.

Shumica e anëtarësisë nuk e besonte si lider Lulzim Bashën. PD është në krizë të thellë dhe rrezik të madh. Kjo është kriza më serioze në historinë e PD-së” theksoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion