Sulm në publik, burri godet me shkelm në gjoks një grua në shkallët lëvizëse

Bota

Sulm në publik, burri godet me shkelm në gjoks një grua në

Policia e qytetit të Nju Jorkut lëshoi një video shqetësuese të hënën në kërkim të një të dyshuari të akuzuar për goditjen e një gruaje nga shkallët lëvizëse në një nga stacionet më të ngarkuara të metrosë në Brooklyn.

Pamjet fillojnë me një mashkull të paidentifikuar që kalon pranë një gruaje 32-vjeçare në një shkallë lëvizëse brenda stacionit të Atlantik Ave-Barclays Center.

Ai pastaj kthehet, vendos të dy duart mbi mbështetëse dhe e godet gruan në gjoks, duke bërë që ajo të rrëzohet nga shkallët lëvizëse.

Pamjet e vëzhgimit tregojnë më vonë se burri - i cili ka veshur pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë - largohet nga stacioni.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, te enjten.

Deri në mëngjesin e së hënës, i dyshuari nuk është identifikuar. Ai kërkohet për sulm fizik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion