Refuzoi të bënte foto, tërbohet Conor McGregor, sulmon në tapetin e kuq partnerin e Meghan Fox

Showbiz

Refuzoi të bënte foto, tërbohet Conor McGregor, sulmon në

Machine Gun Kelly dhe Conor McGregor pothuajse u rrahën në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards” mbrëmë, pasi kampioni i “MMA” thuhet se “hodhi një pije” mbi këngëtarin.

Refuzoi të bënte foto, tërbohet Conor McGregor, sulmon në

Një dëshmitar okular i tha “TMZ” se Conor, 33 vjeç, i kërkoi Machine Gun Kelly-t, i cili është 31 vjeç, një fotografi, por ai refuzoi, dhe situata u përshkallëzua, shkruan “The Sun”.

Refuzoi të bënte foto, tërbohet Conor McGregor, sulmon në

Thuhet se Conor u pengua dhe derdhi pijen e tij mbi Meghan Fox dhe Machine Gun Kelly. Megan Fox ndërkohë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të fustanit transparent që kishte veshur, i cili i tregonte linjat trupore seksi dhe të brendshmet që ajo kishte veshur.

Një burim tha: “Ata u grindën, pastaj u qetësuan dhe më pas Conor shkoi përsëri drejt tij (Machine Gun Kelly-t).”

Refuzoi të bënte foto, tërbohet Conor McGregor, sulmon në

Një dëshmitar tjetër okular tha se “të gjithë bërtisnin” gjatë këtyre momenteve tensionuese mes dy artistëve.

“McGregor ishte gati t’i gjuante me grushte,“- thanë ata, duke shtuar: “Sigurimi ndërhyri dhe e pati të vështirë ta mbante atë.”

Thuhet se Conor u shoqërua jashtë vendit për një kohë të shkurtër, por u kthye në kohë për fillimin e ceremonisë.

Një përfaqësues i Conor mohoi pretendimet dhe i tha “The Sun” se ylli irlandez “nuk e nxiti incidentin, nuk u dëbua kurrë nga ndërtesa dhe është brenda duke shijuar shfaqjen”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion