"Basha është dorëhequr", Alibeaj njofton Celibashin: Dokumentacioni i paraqitur është i plotë

Politikë

"Basha është dorëhequr", Alibeaj njofton Celibashin:

Pak dite pasi KQZ refuzoi regjistrimin ne zgjedhje, Enkelejd Alibeaj ka informuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në lidhje me dokumentacionin e kërkuar më herët nga KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një njoftim dhe kërkesë për të vijuar me regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe pa dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës.

Në këtë njoftim, thuhet Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur për t’u regjistruar në zgjedhje, është i plotë.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.

Sipas tij, në dokumentacionin e dorëzuar mungonte dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.

Alibeaj deklaroi mbrëmjen e të premtes se nuk do të ndryshojë qëndrim për kërkesën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha, pasi përndryshe rrezikon regjistrimin në zgjedhjet lokale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion