Basha braktis seancën e Kuvendit, e ndjek edhe Berisha nga pas

Politikë

Basha  braktis seancën e Kuvendit, e ndjek edhe Berisha nga pas

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën dhe më pas ka braktisur seancën, i shoqëruar nga opozita përfshirë këtu edhe nga Sali Berisha të cilin e përjashtoi nga partia që ai vetë themeloi.

Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve, anëtarëve dhe Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar reagimin e fortë të Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren që në seancën e parë që drejtoi parlamentin.


“E shkele rregulloren. Merr urdhër si ushtari nga ai që nuk duhet të ishte në këtë sallë

Jeni ushtare.Ju jeni një manikine. Me cfarë pushteti e ndryshon rendin e ditës” iu drejtua Basha, Nikollës dhe më pas u largua nga salla i shoqëruar nga të gjithë deputetët e grupit, përfshirë edhe Sali Berishën, por LSI nuk e ndoqi duke qëndruar në Kuvend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion