"Mos bëj dërr, mbyll procedurën", Basha përplaset me Ballën në Kuvend

Ka nisur me incidente seanca e sotme plenare në Kuvend. Taulant Balla ka kërkuar që ditën e sotme të votohen vetëm kryesuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe jo anëtarët.
Por kjo kërkesë e Ballës ka sjellë reagimin e kreut të PD, Lulzim Bashës.
“Mos bëj dërr-dërr, po mbylle si procedurë aty,” është shprehur Basha i revoltuar.
Basha ka kritikuar edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla duke i thënë se ka shkelur rregulloren që ditën e parë duke “marrë urdhëra” nga Balla.
Ky i fundit kërkoi që ditën e sotme të mos votohen anëtarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare, pasi sipas rregullores së Kuvendit, shumica ka të drejtë të ruajë shumicën në grupet parlamentare.


