Bardhi largon Bashën, Alibeajn dhe deputetët nga funksionet, i zëvendëson me të Rithemelimit

Politikë

Bardhi largon Bashën, Alibeajn dhe deputetët nga funksionet, i

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar Kuvendin me anë të një dokumenti, lidhur me ndryshimet në Kryesinë e grupit apo për përbërjet e anëtarëve të komisioneve.

Sipas shkreses së firmosur nga Gazment Bardhi, nuk ka asnjë referencë për Sali Berishën që të emërohet kryetar grupi.

Demokratët kanë hequr nga komisionet parlamentare dhe nga organet e tjera në Kuvend deputetët e Lulzim Bashës.

Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar, në emër të grupit ka hequr nga Këshilli i Legjislacionit deputetin Enkelejd Alibeajt dhe kërkon ta zëvendësojë me Dhurata Çupin.

Bardhi largon Bashën, Alibeajn dhe deputetët nga funksionet, i

Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore dhe në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi

Nga ana tjetër, nënkryetarët e grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënëse dhe sekretare, Ina Zhupa.

Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti do të jenë anëtarë të Komitetit për Stabilizim Asociimin.

Ndryshimet:

Ndërkohë në përputhje me pikën 2, të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit, në Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë bërë ndryshimet si më poshtë vijon:

a) Nënkryetar – Ervin Salianji:

b) Nënkryetar – Albana Vokshi;

c) Zëdhënës/Sekretar – Ina Zhupa.

Në përputhje me pikën 3, të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit, bëhen ndryshimet në listën e anëtarëve në disa delegacione të përhershme ndërkombëtare, për përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si më poshtë:

Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociim (KPSA):

Jorida Tabaku – Anëtar;

Gazment Bardhi – Anëtar;

Agron Gjekmarkaj – Anëtar;

Ina Zhupa – Anëtar,

Zheni Gjergji – Anëtar;

Saimir Korreshi – Anëtar;

Sorina Koti-Anëtar;

Lindita Metaliaj – Anëtar zëvendësues;

Lefter Gështenja – Anëtar zëvendësues.

Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore:

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Konferenca për Bashkëpunimin në Mesdhe:

Edmond Spaho (anëtar)

Dimensioni Parlamentar i Iniciativës së Europës Qendrore:

Albana Vokshi (anëtar)

Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore (AP SEECP):

Elda Hoti

1-Asambleja Parlamentare e Unionit Ndërparlamentare (IPU):

Edi Paloka (anëtar);

Ervin Salianji (anëtar);

Bledion Nallbati (anëtar);

Xhelal Mziu (anëtar);

Ramadan Likaj (anëtar zëvendësues);

Asllan Dogjani (anëtar zëvendësues).

ME TE LEXUARAT