Dogji 7 mjete në biznesin e makinave me qira në Kamëz, kapet autori në "arrest shtëpie"

Aktualitet

Dogji 7 mjete në biznesin e makinave me qira në Kamëz, kapet

Tirane - Nje dite pas ngjarjes se rende ne Kamez, eshtë vënë në pranga autori i zjarr vënies së 7 makina në një biznes te dhenies me qera te automjeteve.

Sipas policise, autori është identifikuar si shtetasi Amarildo Saliu, 23-vjeç, i cili e kishte shtëpinë pranë biznesit që jepte makina me qira.

Saliu mesohet se ndodhej ne masen arrest shtepie per vepra penale te meparshme.

Ne kerkim jane shpallur nderkohe edhe dy persona te tjere pjesemarres te dyshuar ne ngjarje.

Ky i fundit ka qenë me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e trafikimit të klandestinëve, në momentin që u ka vënë flakën makinave.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve, nderkohe qe subjekti i demtuar ishte ne pronsi te Edjon Hoxhes.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

- A. S., 23 vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën "Donald Trump", dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi";

ME TE LEXUARAT