"Bardhi do mbajë përgjegjësi për fjalimin makabër para xhenazes", Rama: Meta s' përmbahet...

Politikë

"Bardhi do mbajë përgjegjësi për fjalimin makabër

Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka treguar vetëpërmbajtje pas ngjarjes së rëndë të regjistruar sot në Elbasan.

Ai thotë në “Real Story” se i mospërmbajturi i madh i kësaj historie është Ilir Meta.

Në fakt tani nuk dua të zbus apo të lehtësojë pozitën e Lulëzim Bashës, por realisht në këtë aspekt përjashto atë halucinacion të atij Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin makabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhenazja, por Lulzim Basha nuk është se ka treguar mospërmbajtje. Unë s’di të kem treguar mospërmbajtje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa Ilir Meta është i mospërmbajturi i madh i kësaj historie. Lëviz në çdo vend dhe iu del shqiptarëve si gogol në tv. Pavarësisht përplasjes së palëve në gjithë aspektin retorik. Kjo është festë demokratike. Jo nuk është një mundësi për të vrarë njerëz.”, tha Rama.

– Zoti president i Republikës doli nga Shkodra dhe ju paralajmëroi juve që; do ju pres gishtat nëse vidhni një votë. Njerëzit duan të dinë përgjegjësit, pavarësisht manteleve. A do mbahet përgjegjësi për këtë ngjarje?

 Rama: Nuk diskutohet që do mbajnë përgjegjësi, por do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, jo para meje. Ne mund të ngarkojmë me përgjegjësi morale, por jo me përgjegjësi penale. Këtë e bëjnë organet ligjzbatuese. Ajo pune gishtave të Ilir Metës më kujton një shprehje të Patozit dikur që tha; Kur ilir Meta flet kundër blerjes së votës, ta besosh është njësoj sikur ISIS të predikojë luftë kundër terrorizmit. Ky njeri që vjen vërdallë në Shqipëri dhe e bija i thotë; babi mos pi, eja në shtëpi. Dhe i dehur, i lemerisur nga fantazmat që se lënë të marrë frymë, është katastrofë ambulante.

Rama thekson se opozita ka nisur të ndjejë humbjen në zgjedhje. Ai shtoi se beteja e PS-së nuk është për jetë a vdekje, por Partia Socialiste ka shpalosur një program për të ardhmen e vendit.

“Ngjarja në Elbasan tregon dëshpërim të madh. Dëshpërim kur shkohet deri aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është proces, po të heqësh Metën nga ekrani, do ishte proces europian. Edhe grumbullimet që nuk duhet të bëhen nga PD-ja, por në territor kanë filluar të ndjejnë humbjen serioze më 25 prill. Gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullirin e gabuar të shoqërisë sonë. Ne nuk kemi dalë në fushatë elektorale që të plagosen e vriten njerëz. Kjo është garë për dy rrugë të ndryshme për të nesërmen e vendit”, deklaroi Rama.

ME TE LEXUARAT