“Hajdutët e Ramës”, kryeministri i tregon “rrugën” të korruptuarve brenda PS: I përkisni drejtësisë!

Rama gjatë mbledhjes së qeverisë dhe Grupit Parlamentar të PS-së është treguar i ashpër me ata socialistë që “tradhtojnë” partinë dhe parimet për të vjedhur dhe për të përfituar nga taksat e qytetarëve.
Edi Rama: Tek kjo ne-ja, PS nuk ka dot dhe s’ka për të pasur sa të jemi unë në krye të saj një “ne” të njëjtë. Si përkëdo afër këtu që tradhton ata që na kanë besuar duke flirtuar armikun e kësaj lufte korrupsion. Kush tradhton besimtarët tanë, njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, deputet e ministër nuk është ne, nuk është as i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Po ashtu një i zgjedhur në Bashki fut duart në arkën e këtij populli nuk është ne.
Nuk ka sesi të jetë ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes.
Çdo anëtar që bën korrupsion në funksione publike është tradhtar i dyfishtë jo vetëm i popullit shqiptar që si hajdut me kostum mer çfarë nuk është e tija, por edhe i PS si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet, Kur qëllon një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga nga drejtësia, ama lajmi se kemi një parazit më pak në trupin tonë është shumë e mirë.
Vjen edhe tek unë helmi që hidhet, duke përdorur raste të korruptuarish apo të dyshuarish për korrupsion, i dëgjoj edhe kur thonë thonë që hajde na jep përgjigje Rama për këtë miun, një karrige më poshtë, 3 karrige më tutje, apo edhe 100 km larg teje se edhe ai i yti, i PS.
Jo jo nuk është i imi, asi yni por i drejtësisë cilido që privilegjin për ti shërbyer këtij vendi si ministër, apo deputet e përdor për të vjedhur, I dëgjoj edhe kur flasin hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë, ia kapën atë ministër, ia rrasën brenda këtë kryetar bashkie, atë drejtor, një tamam tam për të helmuar popullin.
Institucionet shtetërore denoncojnë më pak korrupsionin, Rama i përgjigjet Dumanit: Ka rënie falë SPAK

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur raportimit që kreu i SPAK, Altin Dumani bëri javë më parë në KLP ku theksoi uljen e numrit të denoncimeve të rasteve të korrupsionit nga ana e institucioneve shtetërore.
Rama tha se pushteti ekzekutiv nuk mund të hetojë në mënyrë të brendshme korrupsionin por mund të ngushtojë hapësirat për kryerjen e kësaj vepre penale në institucione. Ndërsa theksoi se ulja e numrit të denoncimeve është lajm i mirë sa i takon impaktit që veprimtaria e SPAK ka dhënë sa i takon parandalimit të rasteve të korrupsionit.
“Dëgjova drejtuesin e SPAK në raportimin e tij para KLP kur tha se kanë rënë denoncimet për korrupsion në institucionet shtetërore.
E thashë se misioni bazë i pushtetit ekzekutiv nuk mund të jetë hetimi i brenshëm i korrupsionit por hartimi dhe zbatimi i masave sistemike që ngushtojnë hapësirat për korrupsion përmes mekanizmash që janë jo subjektiv, duke zvogëluar fuqinë e individit për të ndikuar në procese.
Unë besoj, se një arsye e rënies së denoncimeve është në fakt impakt parandalues që ka nisur të japë veprimtaria e SPAK dhe ky është një lajm shumë i mirë”- tha Rama.
Më tej kreu i ekzekutivit, dha edhe shifra lidhur me denoncime dhe masa të ndërmarra nga ministria e Drejtësisë për zyrtarë të caktuar duke nisur që nga shkeljet disiplinore.
“E solla këtë në vëmendje për të rrëzuar me fakte dhe shifra se rastet që zbulojnë hetimet e SPAK-ut janë rrufe që bien në një territor ku nuk ka asgjë. Në vetëm 2 vitet e fundit, drejtoria anti-korrupsion në ministrinë e Drejtësisë, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, ka bërë 263 për ndryshime të natyrës ligjore dhe ka dorëzuar në prokurori 48 kallëzime penale”- shtoi kryeministri.
Korrupsioni në prokurimet publike, Rama “u lidh duart” ministrave: S’do keni asnjë lidhje me tenderat

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë asnjë ministër apo vartës i ministrisë nuk nuk do të ketë më akses në prokurimete e tenderave.
Rama tha se që nga 25 prilli prokurimet e tenderave operohen nga shoqëria publike e operatorit për blerje të perqendruara. Kreu i qeverisë tregoi se kjo shoqëri do do asistohet nga shoqëri partnere evropiane.
Edi Rama: Lufta jonë kundër korrupsionit është shtetbërja, që të mbojmë paranë publike nga korrupsioni. Në Prokurimet publike ka ende korrupsion.
Ne kemi krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të perqendruara, dhe do ti krye ë ajo të gjitha prokurimet e ministrive, pra e thëne troc asnjë minstër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do ketë më asnjë lidhje me tendera, por do merret vetëm me politkat sektotoale. Shoqeria do asistohet nga shoqeri partnere europiane.
“Nuk lëshoj vetëm djalin tim të vogël”, Rama “dorëzon” në SPAK "hajdutët" e PS: Vetëm përballë...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët e bëri të qartë se nuk mbronte apo mbështeste askënd që ka abuzuar me detyrën e tij në kurriz të qytetarëve dhe të Partisë Socialiste.
Rama tha se kushdo që ka gabuar duke shfrytëzuar detyrën e tij për përfitime personale, duhet të cilësohet si “tradhëtar i dyfishtë” dhe të luftojë vetë në SPAK për shkeljet që ka kryer.
“Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje që prej ditës së parë se kush Lufton për të mirën e përbashkët më ka në krah në çdo hap edhe kur sulmohet. Por kush gabon duke kujtuar se do bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS për të mirën e përbashkët dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as PS. Vetëm avokatin e vetë para drejtësisë.
Jo po PS duhet t’i mbajë njerëzit dhe ti nuk duhet t’I lëshosh njerëzit e tu. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël dhe ndonjë shkëmb në det ku do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret.
Jo po nuk kam bërë asgjë, më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë gjë nuk të mbaj as unë as PS por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde sepse unë dhe PS nuk bëjmë asnjë koment për çështje që hap SPAK për deputet, kryebashkiak apo ministër”- u shpreh Rama.
Ai theksoi se gjatë punës që ka pasur me ministrat e ndryshëm të kabinetit të tij qeverisës, ua ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë lloj mbrojtje nëse ngatërrojnë të mirën e përbashkët me atë personale.
“Në 40 e ca ministra që kanë punuar me mua, ai grusht ministrash socialist që janë nën hetim, procese në vazhdim, dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por nga unë. Por ti bësh sot të gjithë pis, ti quash të gjithë hajdutë, duke marrë disa shembuj të drejtësisë që jemi ne që krijuam kushtet që ata shembuj të krijohen, si argumetn për të përbaltur një punë kolosale, rezultate të gjithëpranuara, është një histeri e denjë për studime psikologjike.
Unë skam qenë ndonjëherë mbulesë e ndonjë ministri. E kundërta është e vërtetë. U kam thënë mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe shoqërinë që na lidh privilegji për të punuar për vedin, me asnjë dërrasë të kalbur ku mund të shkelni. Nuk jam unë dhe PS që e lëshon atë që i dridhet toka nën këmbë, por është ai që e ka lëshuar PS-në.
I dëgjoj kur përsërisin pa pushim me shpoti të madhe “s’ka mundësi të mos i dijë Rama horlliqet e x apo y”. Nuk e kanë haberin si funksionon pushteti ekzekutivi. Nuk ekziston që një anëtar i një kabineti qeveritar të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së tij. Nuk ka pasur asnjë mëdyshje për t’ia lënë drejtësisë fatin e hapur nga SPAK”- shtoi kryeministri.

“Drejtësia e hidhur për parazitët”, Rama paralajmëron “tradhtarët” e PS: Kush fut duart në arkë…

Gjatë fjalës së tij për arritjet që qeverisja e PS-së ka arritur ndër vite në Shqipëri, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes qeverisjes së djathtë dhe qeverisjes së majtë në vendin tonë.
Kryeministri Rama tha se PS është e para parti në historinë e Shqipërisë që ka që ka dorëzuar një “armë” me të cilën të gjithë politikanët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë.
Edi Rama: Rruga drejt BE-së ishte bllokuar…Çdo familje shqiptare e ka që qartë se kjo ishte pasqyra e realitetit të qeverisjes dhe korrupsionit të një dekade më parë.. Sot pasqyra është krejt tjetër, kush e diskuotn këtë fakt është pjesë e tablosë së vjetër ose nuk di ça flet , ose nga ligësia, padia apo të dyja bashkë. Këtë dallim si dita me natën e bëmë dhe do ta bëjnë sërish me votë, shumica absolute e këtij vendi.
PS është prej një dakade në luftë për ta bërë Shipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, ansjë forcë me peshë qysh prej shkpëutjes nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta bërë drejtësinë force ta pavarur.
Nuk do celeshin kurrë negociatat për antërësim në BE nese Shqipëria nuk do ishte ndryshuar si dita me natën, në krahasim me atë që ishte, ku nuk i jepnin as statusin për në BE…Shqipëria e ka kaluar më të keqen, nuk ka qenë kurrrë më afër antëarësimit në BE, nuk ka qenë kurrë më parë shtet demokratik dhe europian se sa sot.
E para parti politike në histori që kemi dorëzuar një armë me të cilën të gjithë të terët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë, ne jemi vetcarmatosur dhe falë intuitës politike të popullit shqiptar që ka kuptuar se kjo parti e vetmja që ka ambicie ta cojë këtë vend në BE dhe për ta ngritur flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së. .
Pa qenë të detyruar ti themi dajë asnjë derri, për ti hapur Shqipërisë rrugën drejt majës. Prandaj o e fitojmë ne këtë luftë të madhe për Shqipërinë, ose kjo dallga e drejtësisë së re kundër abuzuesve të pushteti politik do të thyhet në shkëmbijntë e kudondodhur të kulturës politike. PS nuk ka për të pasur dot një NE të njëjtë.
“Shqipëria, s’ka qenë kurrë më afër BE-së!”, Rama: Na takon pjesa e luanit në këtë luftë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më afër BE se sa në këtë fazë. Në një mbledhje grupi me socialistët, deputetë dhe ministrat e tij, kryeministri tha se PS-së i takon që të bëjë pjesën e luanit në këtë ‘luftë’.
Mes të tjerash ai tha se Shqipëria ka kaluar më të keqen dhe ka hyrë në një fazë të re.
“Rrugëkalimi i Shqipërisë nga shoqëria më e mbyllur, më e varfër, me një të kaluar të gjatë në guackën e mendësisë; me jep të jap, drejt një shoqërie të hapur, nuk ka përfunduar ende!
Sepse përpos historisë së gjatë pa shtet dhe institucione, trashëgimisë së rëndë të shtetit komunist, dhe plot ngjarje të tjera, Shqipëria pati dhe një fatkeqësi të vetën, krejt origjinale në këtë udhëkalim nga mendësia otomane ‘më jep të jap’. Shqipëria u vu gjatë nën presionin e një jete publike të penguar nga fryma tribale e një segmenti politik. Prej 10 vitesh kjo nuk është më një luftë arnash siç ishte para asaj kohe.
Arrno këtu apo atje, arno sot pastaj pasnesër. Por është luftë e gjithanshme për goditjen e sistemit të djeshëm. S’ka luftë pa dështime e zhgënjime, nga të cilat mësojmë se çfarë duhet bërë. Kemi bërë shumë. Nuk e them unë, por vendimi shumë domethënës i BE.
Nuk çeleshin kurrë negociatat me BE pa ndryshuar gjërat në Shqipëri. Janë me dhjetëra njerëz në Tiranë dhe Bruksel që punojnë në çdo ditë të javës me saktësi kirurgjikale. Ai dokument themelor për negociata i rreshton të gjitha arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria e ka kaluar më të keqen dhe ka hyrë drejt një faze të re.
Është fakt i mbështetur në të dhëna objektive. Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër se BE se s’ka qenë më parë shtet demokratik europian se sa sot. Korrupsioni nuk është mbrapsur aty ku mund të jetë si kërcënim.”, pohoi kryeministri.
LIVE/ Rama për SPAK: Krijuam grykën e zjarrit dhe s’e mbajtëm lëkurën tonë jashtë saj

Kryeministri Edi Rama teksa bëri një rrugëtim të qeverisjes së tij dhe PS-së, theksoi se kjo forcë politike veçon nga partitë e tjera. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se nuk e kanë mundur dot korrupsionin, por janë në mes të një lufte të stërmundimshme.
Rama: Sot pasqyra është tjetër. Kush e mohon nuk di cfarë flet nga ligësia e padia. Nuk është qëllimi im sot të bëj dallimin mes nesh dhe atyre, sepse të dallim si dita me natën e bën me votë shumica absolute e njerëzve të zakonshem të këtij vendi. Dallimi duhet vetëm për të parë objektivit kontekstin e kohës ku po jetojmë dhe nevojën për reformim. PS është prej një dekadë e është në liftë për të bërë vendin tonë një vend të mirënjohur botërisht.
Asnjë forcë me peshë më parë që nga shkëputja nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti.
Vetëm falë kësaj lufte vendimtare për Shqipërinë që PS po bën prej 10 vjetësh nuk na e mohon dot askush. Pa PS nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve në drejtësi
Nuk do shihnim rrëzimin e monumentit të pandëshkueshmërisë.
Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes, nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë jashtë zjarrit të saj. I hapëm rrugë krijimit të një gryke zjari të re, si SPAK por ia hoqëm vetes me ndërgjegje e guxim, cdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave e goditjeve të asaj gryke zjarri.
Le të thotë ctë dojë kushdo që nuk do ta pranojë, por sot drejtësia vepron mbi pushtetin e politik, e pavarur, ndaj pushtetit. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri.
LIVE/ Rama "thumbon" Metën dhe Berishën: Klithin ditë e natë nëpër penxhere dhe bërtasin foltoreve

Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e tij.
"Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar.
Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve.
Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar mbështetur pa kursim në gjithë këto vite."
08:51-“Askush të mos mungojë!”, Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat
Dje, përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë është shprehur se pjesë e diskutimit do të jenë tema si qeverisja, ligji, korrupsioni, por edhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë e vitit 2030.

Rama zbuloi po ashtu se do të ketë një adresim për Grupin Parlamentar të socialistëve dhe Kabinetin Qeveritar, duke paralajmëruar kështu një fjalim të gjatë me fokus riorganiziminne PS, por edhe zhvillimet e fundit politike.
Që dje u mësua se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, pasi mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.


