EMRI/ U premtonte riparimin e makinave, por i shiste. Arrestohet pronari i servisit

Aktualitet

EMRI/ U premtonte riparimin e makinave, por i shiste. Arrestohet pronari i

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se mashtronte qytetarët duke u marrë paratë për riparimin e automjeteve, por nuk kryente punimet e premtuara.

Në disa raste, ai dyshohet se ka tentuar edhe t’i shiste automjetet që i ishin lënë në servis.

Gjatë hetimeve u dokumentuan 6 raste mashtrimi, ku shtetasi Mirjan Hasa, 37 vjeç, dyshohet se ka marrë pagesa nga klientët për riparimin e mjeteve, por nuk ka përmbushur detyrimet e tij.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Skema”.

Arrestohet pronari i një servisi automjetesh në Astir, për mashtrim. Dokumentohen 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga ky shtetas.

I arrestuari, përveçse nuk ka riparuar automjetet për të cilat është paguar, në disa raste ka tentuar t’i shesë ato.

Sekuestrohen nga ambientet e subjektit, 5 automjete, të cilat iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk kishin iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur “Astiri”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Skema”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Përveç mashtrimit, nga hetimet dyshohet se në disa raste, 37-vjeçari ka tentuar të shesë automjetet që i ishin lënë për riparim.

Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer shtetasi M. H.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion