Humbi jetën në tentativë për të shpëtuar të birin nga mbytja, nxirret pas disa ditësh nga liqeni trupi i 55-vjeçarit

Bota

Humbi jetën në tentativë për të shpëtuar të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në liqenin e Komos, në Itali, ku një turist 45-vjeçar nga Holanda rezulton i zhdukur pasi u hodh në ujë për të shpëtuar djalin e tij 16-vjeçar.

Sipas autoriteteve italiane, incidenti ndodhi rreth orës 12:30 pranë zonës së Menaggio-s. Burri ndodhej në një varkë me qira së bashku me tre fëmijët e tij, kur pa djalin 16-vjeçar në vështirësi në ujë dhe u hodh menjëherë për ta ndihmuar.

Në ato momente, varka u largua nga vendi ku ndodheshin babë e bir. Të dy u përpoqën ta arrinin, por vetëm djali u shpëtua falë ndërhyrjes së një personi që ndodhej në një dërrasë me vozitje. Ndërsa 45-vjeçari u zhduk nën ujë.

Pas disa telefonatave në numrin e emergjencës 112, në vendngjarje mbërritën menjëherë Roja Bregdetare, zjarrfikësit e Menaggio-s, ekipet e shpëtimit ujor nga Como, një varkë mbështetëse nga Dongo, si dhe zhytës të specializuar të transportuar me helikopter nga Malpensa. Operacionit i janë bashkuar edhe specialistë të tjerë të zhytjes nga Torino.

Kërkimet për gjetjen e turistit vijojnë intensivisht, ndërsa deri më tani ai rezulton ende i zhdukur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion