Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, gjykata e Durrësit liron gjyshen Bahrie Gjuni
Lajmifundit
/
22 Prill 2024, 16:16
Aktualitet

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrie Gjunin, gjyshja që mbajti peng nipin e saj 3 vjeç.
Seanca në ngarkim të gjyshes u mbajt pa praninë e mediave. Gjyshja mbajti të fshehur nipin e saj për tetë ditë.
Pas tetë ditësh kërkimi nga policia, gjyshja u vetëdorëzua në polici, së bashku me vogëlushin.


