Altin Dumani thotë troç pengun e tij: A do të vijë koha që unë të lëviz lirshëm si çdo qytetar?

Politikë

Altin Dumani thotë troç pengun e tij: A do të vijë koha

Kryeprokurori Altin Dumani e ka mbyllur intervistën me gazetarin Alban Dudushi duke treguar edhe pengun e tij më të madh.

Duke u nisur nga kufizimi që ky post i ka sjellë në jetën private ai tha se shpesh herë mendon nëse do të vijë dita që edhe ai do mund të lëviz lirshëm si çdo qytetar.

"Veten patjetër e kam kufizuar dhe sakrifikuar, por nga ana tjetër edhe familja ime po sakrifikon. Është e kufizuar në jetën e saj, lirinë e saj. Dhe familjet e prokurorëve janë të kufizuar në lirinë e tyre.

Kur shkoj nga shtëpia për në punë në mëngjes, se natën kthehem vonë e nuk shoh gjë, nga dritarja e automjetit shoh njerëzit që lëvizin lirshëm, mua më vjen pyetja a do të vijë ajo kohë që unë, familja ime, kolegët e mi dhe familjet e saj të lëvizin lirshëm?

Përgjigjja ime është që unë pavarësisht përgjegjësive është një punë që kemi zgjedhur ta bëjmë e do ta bëjmë me përkushtim. Dua të falenderoj familjen që më duron e më mbështet pavarësisht kostove që kanë marrë përsipër", tha Dumani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion