“Alooo, o shoku kryetar, ishe në gjumë?” Korreshi e ironizoi, Peleshi: Atë shokun kryetar, shko takoje ku ke shokët

Politikë

“Alooo, o shoku kryetar, ishe në gjumë?” Korreshi e

Ndërsa vijojnë diskutime në seancën plenare, deputeti i PD Saimir Korreshi ka marr fjalën për procedurë nga vendi.

E ndërsa mikrofoni i ishte hapur, ai kërkonte vëmendjen e kryetarit Niko Peleshi, ndërsa ky i fundit po shkëmbente informacione me një prej punonjësve të Kuvendit.

Ka qenë ky moment kur Korreshi ka nisur t’i drejtohet me ironi, të cilave i është përgjigjur më pas edhe Peleshi.

Pjesë nga diskutimi:

Korreshi: O shoku kryetar, alo, alooo, shoku kryetar?

Peleshi: Atë shokun kryetar shko dhe takoje atje ku i ke shokët

Korreshi: Dakord po mbaje mendjen në mësim  se për ty po flasim këtu për procedurë

Peleshi: Nuk është festivali folklorik, është seancë plenare

Korreshi: Po ti ku ishe? Ishe në gjumë? Ty po kërkojmë

Peleshi: Atë ty mos ma drejto mua se unë nuk ju drejtohem me ty, ti…

Korreshi: I nderuar dhe fort i respektuar shoku kryetar, po ju drejtohem me juve ju

ME TE LEXUARAT