Aleatët "tradhtojnë" PD-në, nuk e grisin fletën e votimit por e hedhin në kuti

Politikë

Aleatët "tradhtojnë" PD-në, nuk e grisin fletën e

Aleatët kanë mbajtur qëndrim ndryshe nga PD lidhur me votimin për Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, që deputetë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike po grisin të gjithë fletët e votimit, ata kanë zgjedhur të votojnë normalisht.



Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i pari që votoi duke hedhur fletën në kuti. Gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë. Po ashtu, edhe deputeti i LSI, Agron Çela votoi.

Kujtojmë se Lulzim Basha i ka udhëzuar të gjithë deputetët që të votojnë kundër Lindita Nikollës, ndërsa demokratët po demostrojnë kundërshtinë e tyre edhe duke grisur fletën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion