Akuzat për implikim në Xibrakë, Olsi Rama kallëzon për herë të dytë Gazment Bardhin në SPAK

Politikë

Akuzat  për implikim në Xibrakë, Olsi Rama kallëzon për

Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka depozituar sot një kallëzim në SPAK ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e bërë nga ky i fundit për implikimin e tij në trafikun e drogës në laboratorin e Xibrakës.

Kërkesa e tij është e dyta brenda pak kohësh, pasi struktura e Posaçme kishte vendosur fillimisht të mos e pranonte kallëzimin e tij të parë ndaj Bardhit për shkak se ky i fundit nuk kishte bërë kallëzim në SPAK, por vetëm një kërkesë për rinisje të hetimeve për Xibrakën.

Në kallëzimin e dytë të Olsi Ramës, ai i referohet një statusi të Gazment Bardhit në 8 maj, ku kreu i grupit të PD-së thotë se SPAK e ka njoftuar zyrtarisht për rinisjen e hetimeve.

“Kërkoj regjistrimin e kallëzimit penal në ngarkim të z. Gazment Bardhi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë të parashikuar në nenin 305 të Kodit Penal.

Kërkoj marrjen e akteve të materialeve të kallëzimit penal nr.68, datë 9.4.2024 të regjistruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit sipas rregullave të parashikuara nga neni 191 i Kodit të Procedurës Penale, për shkak se i shërbejnë këtij kallëzimi të ri penal”, thuhet në kallëzimin e Olsi Ramës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion