Mijëra turistë çdo vit, Leskoviku pushtohet nga zvicerianët ende pa u hapur sezoni

Aktualitet

Mijëra turistë çdo vit, Leskoviku pushtohet nga

Krahina e Leskovikut është nga krahinat më të njohura të juglindjes së vendit, për trashëgiminë kulturore, për vreshtarine, Lixhat e Sarandoporit, Kishën e Cerskës, Postenanin e shumë atraksione të tjera duke e bërë Leskovikun të kërkuar nga turistët vendas e të huaj. Ilirjan Mezini është njeri nga operatorët turistik në Shelegur të Leskovikut.

 Së bashku me një pjesë të familjes së tij shumë vite ka punuar në Greqi e me te ardhurat e siguruara nga emigracioni ka ndërtuar një resort turistik.

Gjatë dy viteve të fundit sipas Mezinit, turistët vendas e të huaj në këto anë kanë qënë të shumtë.

Mijëra turistë çdo vit, Leskoviku pushtohet nga

Turistët e huaj nga vende të ndryshme të Europës, vijnë nga e hëna në të enjte ndërsa në fundjavë ka më tepër turistë vendas

Një çift bashkëshortësh me fëmijët e tyre kanë ardhur nga Zvicra të cilët thonë se u pëlqen natyra e kësaj zone dhe mikpritja e banorëve.

"Është hera e parë jona në Shqipëri, kemi parë pak gjëra deri tani por duket një natyre fantastike dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Unë vërtet e dua natyrën këtu kam parë shumë lopë rrugës, njerëzit janë kaq mikpritës, na kanë ndihmuar shumë, ndihemi shumë rehat këtu"

Nardi Konica dhe familja e tij janë banorë të vjetër të Leskovikut. Turistët sipas tij e vizitojnë krahinën per gjithçka ajo ofron

Mijëra turistë çdo vit, Leskoviku pushtohet nga

Leskoviku përsa i perket orientimit turistik është vetrregulluar por bashkia e Kolonjës ka ndërmarrë masa dhe investuar në sajtet turistike për ti ardhur në ndihmë vizitorëve, thotë kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai.

Vitin e kaluar gjatë sezonit turistik Leskovikun dhe fshatrat turistike janë vizituar nga me shume se 15 mijë turistë. Mbrëmjen e djeshme është çelur sezoni turistik në Leskovik, sezon ky që pritet të ketë shifra më të mëdha se ai i vitit të kaluar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion