Akuzat e Arben Ahmetajt në Rai 3, Rama: Pyll pa derra nuk ka

Politikë

Akuzat e Arben Ahmetajt në Rai 3, Rama: Pyll pa derra nuk ka

Kryeministri Edi Rama është i prerë kur pyetet nga gazetari i Rai 3 për akuzat e Arben Ahmetajt në drejtim të tij, apo kur gazetari i kujton se ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së tij: “Pyll pa derra nuk ka…”

Gazetari: Kemi folur me një ish-eksponent të qeverisë tuaj, i cili pretendon se vitet e shkuara shpesh gjatë, mbledhjeve zyrtare të qeverisë ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një ‘boost’…

Edi Rama: Nuk di me kë keni folur po unë nuk do u besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat e karriges së pushtetit. Njerëz për të mos u marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Gazetari: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptarë që ju i keni takuar këtu.

Edi Rama: I njëjti burim? Duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Gazetari: E megjithatë ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Edi Rama: Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra s’ka”.

Gazetari: A është e vërtetë që keni takuar figura të krimit të organizuar në zyrën tuaj?

Edi Rama: Ajo që e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj… Që nga romakët civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem, i takon atij që akuzon të paraqesë prova. Jo të akuzuarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion