Emri, gjendet i plagosur në rrugë biznesmeni, me fraktura të rënda në kokë në Himarë

Aktualitet

Emri, gjendet i plagosur në rrugë biznesmeni, me fraktura të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së djeshme në Himarë. Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë.

Emri, gjendet i plagosur në rrugë biznesmeni, me fraktura të

45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Vlorës.

Pronari i një hoteli, i identifikuar si Niko Bollano, 51 vjeç, ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda. Sipas policisë, dyshohet se ai ka rënë nën efektin e alkoolit.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.

Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traumë cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.”-njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion