Vranësira dhe shi në gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë me vranësira dhe reshje të dendura herë pas herë. Gjatë pasdites, pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore e lokalisht mesatare.
Në orët e pasdites reshjet e shiut me intensitet të ulët izolohen në relievet malore në pjesë verilindore të territorit e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.


