Agron Malaj në listat e PS, xhaxhai i Aleks Nikës, i çon mesazh Klosit live në studio: Keni gabuar!

Politikë

Agron Malaj në listat e PS, xhaxhai i Aleks Nikës, i çon mesazh

Ish gardisti Agron Malaj dha doreheqjen nga bashkia e Matit per te kandiduar si deputet i PS ne zgjedhjet e 11 majit.

Mbrëmjen e të martes, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, ka dërguar një mesazh në emisionin “Real Story”, ku i kërkon gazetarit Sokol Balla ta pyesë në studio Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, nëse Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.

Ai thekson se nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë Partia Socialiste ka gabuar me këtë zgjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesazhi: 

“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”

ME TE LEXUARAT