Dosjet e nxehta në SPAK, ish-prokurori paralajmëron zhvillime të forta: Kanë ardhur letër-porositë!

Aktualitet

Dosjet e nxehta në SPAK, ish-prokurori paralajmëron zhvillime të

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka paralajmëruar zhvillime të forta në politikë sa i përket hetimeve nga SPAK.

Karanxha deklaroi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Prokuroria e Posaçme po heton disa dosje të nxehta.

Ai shtoi se kanë ardhur letër-porositë nga organet e drejtësisë nga vendet e huaja, si dhe në ditët në vijim priten edhe ndalime apo arrestime.

Sipas ish-prokurorit nuk ka asnjë kufizim ndaj politikanëve, edhe pse jemi pranë zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Çfarë pritet të ndodhë, pritet të ketë arrestime, ndalime?

Karanxha: Ka shumë dosje të nxehta që po hetohen. Jemi në pritje. Nuk ka asnjë kufizim, edhe pse jemi pranë zgjedhjeve.

Kanë ardhur letra porosie nga organet e drejtësisë nga vendet e huaja. Hetimet janë të plota, kështu që presim ditët në vijim.

Sa i përket listave, njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin. Për shembull, është një i arrestuar, dhe zgjidhet deputet, ndiqen hapat më pas, sepse ai fiton imunitet./vplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion