Sherri te gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, hetim ndaj 6 djemve! Mes tyre tre adoleshentë

Aktualitet

Sherri te gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë, hetim

Pas sherrit të rëndë të ndodhur mesditën e djeshme mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, policia e Tiranës njofton sot se ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj 6 personave.

Nën hetim janë personat e përfshirë A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin“-njofton Policia e Tiranës.

Përpos grushteve dhe shqelmave, të rinjtë kanë përdorur edhe sende të forta, duke marr edhe konet e parkimit për të gjuajtur një të ri në grup.

Nga pamjet, dukej që ngjarja ka ndodhur në prani të të rriturve, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga këta të fundit për të shuar sherrin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion