Policia tërhiqet, hapet rruga para Kryeministrisë! Protestuesit paqësorë afrohen para zyrës së Ramës
Lajmifundit
/
19 October 2026, 15:45
Aktualitet

Policia ka liruar bulevardin para Kryeministrisë duke lënë protestuesit të afrohen.
Një pjesë e madhe e turmës së protestuesve janë shpërndarë në qytet nga aksioni i mëparshëm i policisë me gaz lotsjellës dhe ujë.
Ndërkohë tashmë para kryeministrisë ka mbetur vetëm një bërthamë e vogël protestuesish paqësorë, ndaj të cilëve FNSH hapi rrugën dhe futi autobotin e ujit brenda oborrit kryeministror.


