Qytetarët shpëtojnë të riun nga duart e efektivëve, protestuesit shpërndahen pas aksionit të policisë dhe gazit lotsjellës
Lajmifundit
/
19 October 2026, 15:25
Aktualitet

Protestuesit u shpërndanë nga Parku Rinia ku po qëndronin pas aksionit të policisë më ujë dhe gaz lotsjellës.
Gjithashtu ka patur edhe plumba gome në drejtim të tyre nga ana e efektivëve. Policia ka shkuar në drejtim të turmës me makina të shumta dhe furgona në ndjekje të tyre.
Sakaq, efektivët arritën të kapin një të ri në Parkun Rinia.
Por menjëherë qytetarë të shumtë kanë shkuar për ta shpëtuar nga duart e policisë, gjë që u arrit pas një insistimi të shumtë të qytetarëve, më së shumti femra, por mes të cilëve ishte dhe deputeti Saimir Korreshi.


