“pse po e shoqëroni?” – Tensione pranë ministrisë së Brendshme, policia shoqëron disa persona! Njëri tërhiqet me forcë

Aktualitet

“pse po e shoqëroni?” – Tensione pranë

Situata u tensionua pranë ministrisë së Brendshme, ku policia shoqëroi disa persona. Siç shihet nga pamjet, efektivët marrin me forcë një të ri që ishte i pranishëm në protestë.

Tensione pati edhe në një shoqërim tjetër, ku dëgjohen disa të tjerë duke iu drejtuar efektivëve se përse po e shoqërojnë sepse nuk po bënin asgjë, por vetëm duke ecur.

“Ishim thjesht duke ecur në rrugë.”, thotë një i pranishëm.

“Mos e prek me dorë. Çfarë po bëni. Lëshojeni.”, thotë një vajzë, e cila tenton të ndërhyjë dhe të ndalojë efektivët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion