Policia kordon para godinës, gati autoboti me ujë, vijon protesta e studentëve tek Ministria e Arsimit
Lajmifundit
/
20 October 2026, 13:49
Aktualitet

Protestuesit e mbledhur paraditen e së martës para Kryeministrisë u zhvendosën pas mesditës para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.
Ndryshe nga sa ndodhi gjatë qëndrimit përpara godinës së qeverisë, ku prania e policisë ishte normale, përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë të pajisur me skafandra dhe mbrojtësi si edhe një autobot me ujë.


