Pjesë e dosjes ‘Balluku’, ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Aktualitet

Pjesë e dosjes ‘Balluku’, ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli
Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, bashkë me avokatin e tij. Pritet që SPAK t’i komunikojë Gjylit akuzat e tjera që rëndojnë mbi të.

Gjyli akuzohet nga SPAK për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe ndaj tij me kërkesë të SPAK, Gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’. Por më pas, për shkak të tejkalimit të afateve, GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tunelin e Llogarasë (në të njëjtën dosje është e pandehur edhe ish-numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku).  Gjatë këtij prokurimi ai ka qenë drejtor i Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Për ketë tender, përvec Gjylit dhe Elezit SPAK ka marrë të pandehur edhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, të cilët në bashkëpunim me Ballukun paracaktuan fituesin e tenderit duke ua dhënë turqve, të cilët e fituan për 170 mln euro pa TVSH.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion