Vr'au brenda sallës gjyqtarin Kalaja pasi dha vendimin, shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij, ja kërkesa e avokatit

Është shtyrë për më 16 nëntor seanca paraprake në ngarkim të Gjon dhe Ervis Shkambit, të cilët akuzohen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë e ndodhur brenda sallës së gjyqit.
Gjatë seancës, Prokuroria paraqiti veprimet hetimore të kryera deri më tani, ndërsa palët mbrojtëse parashtruan kërkesat e tyre.
Avokati i Ervis Shkambit kërkoi të njihej me regjistrimin audio të seancës paraprake të zhvilluar më 6 tetor. Nga ana tjetër, avokatët e Gjon Shkambit kërkuan akses në aktet hetimore që lidhen me klientin e tyre.
Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja kërkoi që procesi gjyqësor të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor.


