Me lot në sy nga protesta, studenti i Mjekësisë rrëfen dhimbjen: Prej 7 muajsh mendoj për nënën, në spitale ka mungesa trajtimesh

Aktualitet

Me lot në sy nga protesta, studenti i Mjekësisë rrëfen
Një student i Mjekësisë, i cili sapo eshte diplomuar është përlotur gjatë protestës, teksa ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e nënës së tij nga kanceri i gjakut.
 
I riu tha se prej shtatë muajsh e mundon mendimi nëse mund të kishte bërë diçka më shumë për të ndihmuar nënën e tij.

Ai ngrit si shqetësim mundësitë e kufizuara të trajtimit me kimioterapi.

“Unë time më e kam humbur nga kanceri i gjakut dhe mund të them që nuk e ndjej se unë kam bërë maksimumin ndaj saj, sepse ka shumë mungesa në pjesën e trajtimeve të kimioterapive që ofrohen.  Kam 7 muaj që e mendoj dhe e rimendoj se çfarë mund të kisha bërë ndryshe dhe çfarë mund të ndryshoja te kjo pjesë. Por këtu nuk jemi për këtë pjesë, jemi për të çuar përpara kauzat e studenteve”, tha mjeku i ri për News24.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion