Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit, përplasje mes studentëve dhe policisë

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta para Ministrisë së Arsimit,
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku studentët dhe gjimnazistët janë përplasur me forcat e policisë.

Protestuesit kanë goditur efektivët me gurë dhe sende të forta, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke i tërhequr disa prej tyre zvarrë. Në përpjekje për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Situata ngjan me skenat e dhunës së një dite më parë, kur protesta në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private.

ME TE LEXUARAT