Valë protestash edhe në Vlorë, studentët e Shkencave Humane marshojnë në bulevard

Aktualitet

Valë protestash edhe në Vlorë, studentët e Shkencave Humane
Edhe në Vlorë ka nisur reagimi i studentëve në shenjë solidarizimi me studentët e Tiranës. Një grup studentësh kanë dalë nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe po marshojnë përgjatë bulevardit të Vlorës.

Ata po protestojnë përgjatë gjithë rrugës, duke bërë thirrje të ndryshme, si “Bashkohuni me ne”, në përpjekje për t’u bashkuar edhe studentët e tjerë të qytetit.

Marshimi deri më tani është paqësor, ndërsa studentët pritet të vijojnë drejt Rektoratit Qendror të Universitetit të Vlorës.

ME TE LEXUARAT